Prodhimi i energjisë elektrike u rrit me 7.2%

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në tremujorin e tretë të 2021 u rrit me 7,2 %.

Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT, për tremujorin e tretë 2021, prodhimi i energjisë arriti vlerën vlerën 1371 GWh nga 1280 GWh energji të prodhuar një vit më parë.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 76.3%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 22.7% dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 1.0% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike”.

Po ashtu, eksporti energjisë elektrike në tremujorin e tretë të vitit u rrit me 2.3 herë në raport me vitin 2020. Eksporti bruto i energjisë elektrike arriti vlerën 323 GWh nga 139 GWh duke shënuar një rritje me 2.3 herë.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 12 %.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.