TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi gjatë vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara ka takuar një grup nxënësish shqiptarë, të cilët mësojnë gjuhën shqipe në Detroit.
“Emocion i veçantë dhe i paharruar takimi me një grup fëmijësh nga diaspora jonë në Detroit, të cilët mësojnë gjuhën shqipe së bashku me mësuesen e përkushtuar Vera Ivanaj. Nuk mund të rrija pa i takuar dhe përshëndetur këta fëmijë që ma zbukuruan këtë vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kushi.
Ministrja Kushi shprehi angazhimin e qeverisë për t’i mbështetur fëmijët dhe mësuesit e diasporës kudo që ndodhen, në mënyrë që ata jo vetëm të mësojnë gjuhën shqipe, por edhe të ruajnë identitetin kombëtar, traditat dhe kulturën shqiptare.
/a.a/r.e/
