FOKUS – Biden shpall strategjinë kundër korrupsionit në SHBA dhe në botë

UASHINGTON, 6 dhjetor /ATSH-ANSA-AFP/ – Administrata Biden do të shpallë sot një strategji kundër korrupsionit që mendohet të trajtojë dy zbrazëti kryesore të pastrimit të parave në SHBA dhe në botë, që janë transaksionet e dyshimta të pasurive të paluajtshme dhe përdorimin e kompanive guaskë.

Shtëpia e Bardhë vlerëson se fenomeni kushton midis dy dhe pesë për qind të PBB-së botërore.

Administrata amerikane synon gjithashtu të forcojë kontrollet dhe sanksione ndaj njerëzve që lehtësojnë korrupsionin dhe pastrimin e parave si avokatë, kontabilistë, truste, ofruesit e shërbimeve të biznesit e tjerë.

Plani parashikon gjithashtu ndihmojnë vendet e huaja për të forcuar sistemet e tyre të monitorimit dhe rregullimin dhe mbrojtjen e gazetarëve investigativë që zbulojnë korrupsionin.

“Ne do të zbulojmë strategjinë e parë të qeverisë së SHBA kundër korrupsionit”, tha një zyrtar i lartë i administratës.

Presidenti Biden e ka cilësuar korrupsionin si kancer për kompanitë.

Nga njëra anë, kjo përfshin shtrëngimin e rregulloreve të transaksioneve të pasurive të paluajtshme për të parandaluar përdorimin e tyre për pastrimin e parave nga trafikimi, përvetësimi i fondeve publike ose ryshfetet.

Dhe nga ana tjetër, për të rritur transparencën financiare duke identifikuar më mirë se kush qëndron prapa kompanive të para.

“SHBA duke qenë ekonomia më e madhe në botë, ka përgjegjësi të veçantë në korrigjimin e mangësive”, tha i njëjti burim.

Janarin e kaluar, Kongresi miratoi një ligj që kërkon që kompanitë amerikane të deklarojnë pronarët e tyre përfitues në qeverinë federale.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu dëshiron të rregullojë më mirë transaksionet e pasurive të paluajtshme, veçanërisht kur pagesat bëhen me para në dorë.

“Tregu i pasurive të paluajtshme në SHBA vazhdon të përdoret si mjet për pastrimin e parave”, tha Departamenti i Thesarit në një deklaratë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.