Zgjedhja e anëtarëve të KED, Kim: Zbatimi i reformës në drejtësi po vazhdon

TIRANË 4 dhjetor /ATSH-I.Vata/- Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë  Yuri Kim ka përshëndetur zgjedhjen me short të anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ambasadorja Kim thekson se zbatimi i reformës në drejtësi po vazhdon.

“Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon. Më vjen mirë që zyra e Presidencës (në bashkëpunim me KLGJ, KLP, Avokatin e Popullit & të tjerë) zhvilloi dje në mënyrë transparente shortin për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, shprehet ambasadorja.

Po ashtu, ambasadorja Kim thekson se “ne nxisim të gjitha institucionet e përfshira të ecin përpara – pavarësisht pengesave”.

“Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë, i cili i mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën për përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Ne nxisim të gjitha institucionet e përfshira të ecin përpara – pavarësisht pengesave – për të zbatuar reformën në drejtësi”, shprehet Kim.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.