Kuçana për ATSH: Rrugët nacionale të qarkullueshme normalisht

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Prefekti i qarkut Kukës, Zenel Kuçana tha sot për ATSH-në se, të gjitha rrugët nacionale kanë kalueshmëri normale, pavarësisht reshjeve.

“Gjatë gjithë natës, deri në orët e para të mëngjesit ka pasur erë të fortë, reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë territorin e Qarkut Kukës, ku në lartësinë mbi 500 mka pasur edhe reshje bore. Lartësia borës në Shishtavec është 15 cm, ndërsa në Valbonë 15 cm”, tha ai.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Sipas njoftimit të Prefektit të Kukësit, “rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme”.

“Gjendja e rezervuarëve është nën monitorim në të gjithë Qarkun. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku dshe po ashtu edhe furnizimi me energji elektrike.
Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente”, tha ai.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.