Drejtonin mjetet në gjendje të dehur, arrestohet dy shtetas në Dibër

TIRANË 4 dhjetor /ATSH-I.Vata/- Policia Rrugore në Dibër vijon monitorimin e qarkullimit rrugor në të gjitha akset rrugore, urbane dhe rurale me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, u arrestuan dy drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

“Shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë  Vendore të Policisë Dibër në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara në të gjitha akset rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :K. N., 34 vjeç,  banues në Peshkopi, pasi në vendin e quajtur “Ura e Pazarit” , u kontatua duke drejtuar automjetin tip  “BMW”, në gjendje të dehur në  masën 1.36 mg/litër. A. M., 30 vjeç,  banues në Peshkopi, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i qytetit” , u konstatua  duke drejtuar automjetin tip  “Benz Mercedes”, në gjendje të dehur në masën 0.75 mg/litër”, bëri të ditur policia.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.