Covid-19 nuk kursen as hipopotamët

BRUKSEL, 4 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Dy hipopotamë të kopshtit zoologjik në Antwerp, në veri të Belgjikës, rezultuan pozitivë me Covid-19, bëri të ditur parku i kafshëve të egra duke specifikuar se është hera e parë që kjo specie infektohet me virusin.

‘’Këto kafshë kanë gjithmonë hundë të lagura, por këtë herë ata nxorën pak mukozë që ne e testuam si masë paraprake’’, theksoi veterineri i kopshtit zoologjik Francis Vercammen, cituar në një deklaratë.

“Kam testuar mostrat për Covid-19, të cilat dhanë këtë rezultat befasues. Me sa di unë, ky është kontaminimi i parë i identifikuar në këtë specie”, shtoi ai.

Në botë ky virus është raportuar tek kafshët, kryesisht te majmunët e mëdhenj dhe te macet.

Si masë paraprake, kopshti zoologjik i Antwerp-it ka vendosur të mbyllë habitatin e hipopotamave për vizitorët. Personat që merren me të janë testuar dhe janë negativë. Ata tani duhet të veshin veshje shtesë mbrojtëse dhe t’i nënshtrohen një testi të shpejtë të përditshëm.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.