Vetingu, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Gjirokastrës Arben Dosti

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH-I.Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Arben Dostin, gjyqtar pranë Gjykatës së rrethit Gjirokastër.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën për shpalljen e vendimit të subjektit e rivlerësimit, Arben Dosti.

Subjekti i rivlerësimit Arben Dosti, Gjyqtar pranë Gjykatës së rrethit Gjirokastër u përball me Vetingun me 25 nëntor për tre kriteret e vlerësimit: ligjshmërinë e pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional.

Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko pasi analizoi provat dhe fakte vendosi sot konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Arben Dosti, gjyqtar pranë Gjykatës së rrethit Gjirokastër.

Arben Dosti, gjyqtar pranë Gjykatës së rrethit Gjirokastër përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.