Shorti për anëtarët e KED-it, gjyqtari Sokol Binaj kryetar për vitin 2022

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Në Presidencë është hedhur sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2022.

Shorti ka përzgjedhur Marsida Xhaferllarin dhe Elsa Toskën si anëtare të KED-it nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa anëtari zëvendësues i Kushtetueses në KED është shortuar Altin Binaj.

Nga kandidatët e Gjykatës së Lartë shorti ka përzgjedhur Sokol Binaj si anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas ligjit, Binaj do të jetë edhe kryetari i ri i KED-it.

Ndërkohë që Sandër Simoni është përzgjedhur anëtar zëvendësues nga Gjykata e Lartë.

Nga kandidatët e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka është përzgjedhur nga shorti si anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ndërsa Thoma Jano është përzgjedhur anëtar zëvendësues në KED nga Prokuroria e Përgjithshme.

Nga kandidatët e Gjykatave të Apelit janë përzgjedhur nga shorti Edlira Petri dhe Enton Dhimitri si anëtarë të përhershëm. Ridvan Hado është përzgjedhur si anëtar zëvendësues.

Nga kandidatët e zyrave të Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit janë përzgjedhur Arta Marku dhe Etien Kapo, ndërsa anëtar zëvendësues është përzgjedhur Genti Xholi.

Nga kandidatët e Gjykatave Administrative është përzgjedhur Klodiana Mema (Veizi) si anëtare e përhershme, ndërsa anëtar zëvendësues është përzgjedhur Erarbër Madhi.

Në fund shorti u miratua nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.