Shërbimet rrugore në Korçë, punohet për kompleksin rajonal tërësisht të ri

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Puna në kantierin e ndërtimit të godinës së Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Korçë po ecën me ritme të larta, ndërkohë që po ndërtohet një kompleks rajonal tërësisht i ri.

Ky është një tjetër kantier ku DPSHTRR po investon për kushte dinjitoze për shërbimet e transportit rrugor.

Përmes këtyre investimeve, DPSHTRR synon transformimin rrënjësor të automotorizmit shqiptar.
“Financimi plotësisht nga DPSHTRR për rendiment, standarde për qytetarët, punonjësit, arkivat, monitorimin dhe gjithë proceset e testimit dhe certifikimeve”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR, ku publikohen edhe pamjet e këtij kantieri.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.