Rama falënderon Merkel: Mbarësi e shëndet në kapitullin e ri të jetës

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot Angela Merkelin në kapitullin e ri të jetës, pas largimit nga posti i kancelares së Republikës Federale Gjermane.

“Faleminderit Angela dhe paç mbarësi e shëndet në kapitullin e ri të jetës”, tha Rama ndërsa ndau një foto të përbashkët me Merkel.

Merkel u nderua të enjten në mbrëmje me një ceremoni lamtumire që u zhvillua në Ministrinë e Mbrojtjes në Berlin.

“Dëshiroj t’ju inkurajoj që gjithmonë ta shikoni botën me sytë e të tjerëve”, shtoi kancelarja në fjalimin e lamtumirës nga posti që drejtoi për 16 vite.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.