Parashikimi i motit, e premte 3 dhjetor 2021

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Ditën e premte moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme me intensitet të ulët.

Në pjesën bregdetare e kryesisht në veriperëndim e jugperëndim të vendit reshjet e shiut në formën e rrebesheve me rrufe. Në Alpe reshje bore me intensitet deri mesatar. Në mbrëmje reshjet e borës do të prekin edhe lartësitë mbi 1100 metër ne verilindje dhe lindje të vendit me intensitet të ulët.

Mjegulla e mjegullina parashikohet të përfshijë zonat luginore të vendit.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4-5 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/14 Re shi
Kukës 8/11 Re shi
Lezhë 8/16 Re shi
Dibër 4/8 Re shi
Durrës 10/18 Re shi
Tiranë 11/17 Re shi
Elbasan 9/18 Re shi
Berat 8/15 Re shi
Vlorë 13/18 Re shi
Korcë 6/10 Re shi
Gjirokastër 4/14 Re shi
Sarandë 10/17 Re shi
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.