Agjencia Telegrafike Shqiptare

MV – Ceremoni shtetërore për viktimat e aksidentit në Bullgari

SHKUP, 3 dhjetor /ATSH-MIA/ – Me një minutë heshtje filloi sot ceremonia shtetërore për viktimat nga aksidenti i një autobusi në Bullgari, të cilat mbërritën sot paradite në Shkup, në bordin e dy aeroplanëve ushtarakë bullgarë.

Respekt për viktimat kanë shprehur presidenti i Shtetit, Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Artan Grubi, zëvendëskryeministri, Lupço Nikollovski, ministrat Bujar Osmani, Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi, Naser Nuredini, Jagoda Shahpaska dhe Bllagoj Boçvarski, deputetë si dhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame.

Në sheshin ”Skënderbeu” në Shkup tashmë janë vendosur kurora me lule, para të cilave qytetarët mund të bëjnë homazhe për viktimat në aksidentin në Bullgari.

Kortezhi me eshtrat që duhej të kalonte nëpër kryeqytet, u anulua me kërkesë
të familjarëve të viktimave.

Aksidenti me 45 viktima ndodhi më 23 nëntor, në autostradën ”Struma”, në afërsi të qytetit Pernik, në Bullgari, kur autobusi i kompanisë “Besa Trans” po kthehej nga Stambolli./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version