Mbyllen hyrje-daljet e rrezikshme në aksin Rrogozhinë-Lushnjë

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vazhdon punën pa ndërprerje në aksin rrugor Rrogozhinë – Lushnjë, për bllokimin e çdo hyrje – daljeje të rrezikshme.

Aksioni konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbyllura në mënyrë të paligjshme nga ana e bizneseve në anë të rrugës.

Sipas verifikimeve të kryera, 4 akset më problematike janë Shkodër-Hani i Hotit me 224 hyrje-dalje dhe asnjë me leje, Tiranë-Durrës me 299 dhe vetëm 31 me leje, Skuraj-Burrel-Peshkopi me 163 dhe asnjë me leje dhe Rrogozhinë-Lushnjë me 126 dhe vetëm 7 me leje.

Aksioni po kryhet në të gjithë rrugët e vendit për të mbyllur hyrjet dhe daljet e rrezikshme të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve, duke u kthyer kështu jo rrallëherë në burim aksidentesh./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.