COVID-19 – Landi i Baden-Weurttembergut masa drastike kundër valës së katërt

BERLIN, 3 dhjetor /ATSH-DPA/ – Edhe pasi udhëheqësit gjermanë nxorën rregullore të reja mbarëkombëtare për të luftuar një valë të katërt të koronavirusit, landi jugperëndimor i Baden-Wuerttemberg ka vendosur masa edhe më të rrepta për të parandaluar infeksionet.

”Klientët në restorante do të duhet të japin një test negativ të koronavirusit për të ngrënë edhe nëse janë të vaksinuar ose shëruar nga Covid-19”, sipas burimeve në qeverinë rajonale.

Personat e pavaksinuar do të ndalohen.

Tubimet e mëdha si ndeshjet e futbollit do të kufizohen në 750 persona dhe asnjë vend nuk do të lejohet të kalojë mbi gjysmën e kapacitetit maksimal.

Masat shkojnë përtej kufizimeve kombëtare të rënë dakord të enjten midis udhëheqësve federalë dhe shtetërorë.

Sipas tyre, numri i pjesëmarrësve për ngjarjet e mëdha sportive, kulturore dhe të krahasueshme do të kufizohet në maksimum 30-50 për qind të kapacitetit të ndenjëseve, ndërsa maksimumi 15 000 spektatorë do të lejohen në stadiumet e futbollit.

”Personat e vaksinuar ose ata që janë shëruar nga një infeksion do të lejohen të hyjnë në dyqane, kafene dhe ngjarje kulturore dhe argëtuese”, sipas rregullave të reja kombëtare.

Të 16 landet federale të Gjermanisë kanë hapësirë ​​​​për të zbatuar masa më të rrepta./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.