BRUKSEL – EASO: Kërkesat për azil nga Afganistani janë rritur me 72 për qind

BRUKSEL, 3 dhjetor /ATSH-DPA/- Sipas Zyrës Evropiane për Mbështetjen e Azilit (EASO), numri i kërkesave për azil në Evropë nga Afganistani është rritur ndjeshëm.

Në shtator të këtij viti, azilkërkuesit afganë paraqitën rreth 17 300 kërkesa në BE, si dhe në Norvegji dhe Zvicër, deklaroi agjencia me bazë në Maltë.

‘’Në gusht, kur talebanët islamikë të linjës së ashpër rifituan pushtetin në Afganistan dhe shumë njerëz u larguan ose u evakuuan prej andej, kishte rreth 10 000 aplikime’’, deklaroi EASO.

Krahasuar me aplikimet nga Siria, të cilat arritën në 9 100, gati dyfishi i numrit të njerëzve që kërkuan mbrojtje në BE në shtator ishte nga Afganistani, sipas agjencisë së azilit të BE-së.

Në total, janë pranuar 71 200 kërkesa për azil nga vende të ndryshme, numri më i lartë që nga fillimi i vitit 2020, përpara shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

EASO zbuloi se numri i aplikimeve nga vende të tilla si Turqia, Iraku, Bangladeshi dhe Pakistani gjithashtu vazhdoi të rritet.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.