Basha-Berishës: Ka vetëm një dosje, “non grata” jote nga SHBA

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj sot deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Devolli ku zhvilloi foltoren e radhës.

“Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja “non grata” nga SHBA. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”, tha Basha.

Nga Devolli ish-kryeministri Berisha duke folur për dosjen “Muzin” tha se Basha do përballet me ligjin dhe rreptësinë e tij më të madhe në Shqipëri dhe SHBA. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.