Aksidenti tragjik në Bullgari, delegacion shqiptar në ceremoninë e pritjes së trupave në Shkup

TIRANË 3 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Me dy aeroplanë ushtarakë, kanë mbërritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit trupat e 45 viktimave të aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.

Të pranishëm në aeroportin e Shkupit, përveç një delegacioni të lartë shtetëror të Maqedonisë së Veriut, ishte edhe një delegacion shqiptar i përbërë nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ministri i Brendshëm Blendi Çuçi.

Në ceremoni mori pjesë edhe një delegacion nga Kosova i kryesuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Delegacionet vendosën kurora me lule në nderim të viktimave të aksidentit tragjik.

45 trupat e pajetë pritet që sot t’u dorëzohen familjarëve të tyre, dhe po ashtu sot pritet të bëhet edhe varrimi i tyre.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.