Xhaçka në Stokholm: Mbështetje rolit të grave në forcimin e paqes dhe sigurisë

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Pas ministerialit të NATO-s në Letoni, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka mbërritur në Stokholm, Suedi ku sot dhe nesër mbahen punimet e takimit të 28-të të Këshillit Ministror të OSBE-së.

Ministrja Xhaçka, në cilësinë e anëtares së Trojkës së kryesive të OSBE-së, do të drejtojë sesionin e pasdites, ku marrin pjesë drejtues të delegacioneve nga 57 shteteve pjesëmarrëse.

“Mirëmëngjes nga Stokholmi, ku ministrat e jashtëm të OSBE-së mirëpriten nga homologia suedeze Ann Linde, në takimin e Këshillit Ministror të organizatës”, u shpreh Xhaçka në një reagim.

“Shqipëria mbështet rolin e grave në forcimin e paqes dhe sigurisë duke kontribuar në parandalimin, zgjidhjen e konflikteve si dhe në përpjekjet për ndërtimin e paqes”, tha Xhaçka.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.