Mbi 1.1 milionë tonë mallra u eksportuan përmes Portit të Durrësit

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Eksportet e mallrave nga Porti i Durrësit kanë vijuar me ecurinë pozitive në këto 10 muaj të 2021-shit, edhe në krahasim me parakrizën pandemike.

Autoriteti Portual i Durrësit informoi se rritje të fortë kanë pasur eksportet e materialeve të ndërtimit e metaleve, si dhe mallrave të transportuara me kontejnerë.

Në total gjatë periudhës janar-tetor u eksportuan mbi 1.1 milionë tonë mallra, ose 307,488 tonë mallra më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të 2020-ës.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.