Kuvendi në seancë plenare, interpelancë me kryeministrin Rama

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH- I.Vata/ Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar disa projektligje ndërsa në axhendë është edhe interpelanca me Kryeministrin Edi Rama.

Kështu, Kuvendi pritet të zhvillojë interpelancë me kryeministrin Rama kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.

Po ashtu, në Kuvend do të shqyrtohet Akti Normativ “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik”.

Po ashtu shqyrtohet projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të ndryshuar”” dhe projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit”.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.