Kosovë, 16 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 2 dhjetor/ATSH/ Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 16 raste të reja me COVID-19 nga 1.424 testime.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se gjatë kësaj periudhe fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë si pasojë e sëmundjes së rrezikshme.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.285 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.619.802 doza të vaksinës. Deri më sot 763.652 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.811. Në total numri i rasteve aktive është 320. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.