Kalojnë natën te IKEA pasi binte shumë… dëborë!

KOPENHAGË, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gjashtë klientëve dhe 25 punonjësve të gjigantit suedez të sendeve shtëpiake, IKEA, iu desh të kalonin natën në shtretër dhe divane për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës në Danimarkë, sipas transmetuesit publik DR.

Fotot treguan njerëzit e bllokuar të ulur së bashku me birra dhe kafe, ndërsa shikonin një ndeshje futbolli të kampionatit danez.

“Ne në fakt thjesht qeshnim me situatën sepse ndoshta nuk do ta përjetojmë më atë”, tha  klientja Michelle Barrett për DR-në.

Pjesë të mëdha të Danimarkës, përfshirë kryeqytetin Kopenhagë, janë prekur nga problemet e trafikut, problemet me trenat dhe ndërprerjet e përkohshme të energjisë elektrike për shkak të stuhisë së dëborës.

Në aeroportin e Alborgut, rreth 300 personave iu desh të prisnin me durim gjatë natës për shkak të stuhisë së dëborës.

Edhe në vende të tjera të vendit ka pasur probleme gjatë natës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.