COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 466 të infektuar dhe 3 humbje jete 24 orët e fundit

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2503 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 466 qytetarë.

Rastet e reja janë në këto bashki: 186 në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Shkodër, nga 20 qytetarë në Durrës, Elbasan, 18 në Lushnjë, 16 në Vlorë, 14 në Kavajë, 10 në Vorë, nga 9 qytetarë në Kamzë, Tepelenë, 8 në Korçë, nga 7 qytetarë në Skrapar, Sarandë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Patos, Përmet, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Gjirokasër, Mallakastër, Krujë, Kurbin, 4 në Bulqizë, nga 3 qytetarë në Devoll, Berat, nga 2 qytetarë në Belsh, Memaliaj, Divjakë, Roskovec, Mat, Shijak, Kukës, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë-Arrëz, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Pogradec, Poliçan, Peqin.

MSHMS informon se janë 6633 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 75 vjeçe, një qytetar nga Kruja 81 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,902 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.

Statistika (2 dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 466
Të shëruar në 24 orë 524
Të shtruar në spitale 142
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2503

Testime totale 1,398,152
Raste pozitive 200,639
Raste të shëruara 190,902
Raste aktive 6,633
Humbje jete 3,104

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3346
Fier 673
Gjirokastër 529
Shkodër 473
Berat 370
Durrës 346
Elbasan 295
Vlorë 204
Lezhë 142
Korçë 141
Dibër 69
Kukës 45

/m.m/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.