BRUKSEL-BE i bën thirje Rusisë të heqë dorë nga agresioni mbi Ukrainën

STOKHOLM, 2 dhjetor /ATSH-ANSA/- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, është takuar me ministrin e Jashtëm rus, Serghei Lavrov, në takimin e ‘’Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Stokholm, bëri të ditur Peter Stano, zëdhënës i Borrell, gjatë një konference për shtyp.

“Ishte një takim i shkurtër në të cilin të dy përfaqsuesit diskutuan çështjet urgjente të rendit të ditës”, shpjegoi zëdhënësi.

‘’Përfaqësuesi i Lartë  i BE-së foli edhe për Ukrainën duke i kujtuar homologut të tij rus qëndrimin e BE-së”, shtoi Stano.

‘’BE është e vendosur dhe e vendosur në mbështetjen e Ukrainës kundër çdo agresioni”, shpjegoi Stano, duke shtuar se ‘’nëse Ukraina do t’i nënshtrohej agresionit të mëtejshëm ndaj sovranitetit të saj, do të kishte pasoja të forta dhe serioze.

Ministrat e jashtëm të BE do të diskutojnë këtë çështje në takimin e tyre të ardhshëm, të planifikuar për në 13 dhjetor.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.