Sarandë, anija-fabrikë ku përgatitet peshku ton edhe për tregun japonez

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga anija-fabrikë në Sarandë, ku bëhet procesi i filetimit të peshkut ton.

“Ja si punohet në anije-fabrikën e specializuar të tonit, ku bëhet procesi i filetimit përpara vendosjes në – 85°C për ruajtjen sipas standardeve të tregut në Japoni”, shprehet Rama.

Sot nisi nga Saranda operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, i cili e përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, që nga 3 vende në vitin 2013, sot ka plot 27 destinacione.

Ferma e kultivimit të tonit për eksport në detin Jon është e ndërtuar dhe menaxhuar me superstandardet e nevojshme për tregun japonez.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.