Nikolla uron Imzot Arjan Dodajn për emërimin në krye të Arqidioqezës Tiranë-Durrës

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot Imzot Arjan Dodajn, me rastin e emërimit si Arqipeshkëv i Arqidioqezës Tiranë-Durrës.

“Me rastin e emërimit nga Papa Françesku të Imzot Arjan Dodaj si Arqipeshkëv i Arqidioqezës Tiranë-Durrës, i uroj punë të mbarë në misionin e tij fisnik, në shërbim të besimtarëve katolikë si edhe të gjithë qytetarëve”, u shpreh Nikolla.

Ajo shprehu bindjen se Imzot Arjan Dodaj, me ndihmën e Zotit dhe përkushtimin ndaj besimtarëve, do të bëhet veçanërisht i dobishëm e përdëllimtar për besimtarët dhe të gjithë njerëzit, në këto kohë të vështira pandemike.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.