Kosovë, 8 raste të reja me COVID-19

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Brenda 24 orëve në Kosovë 8 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH), bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). I njëjti raport bën të ditur se asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë për shkak të infektimit me koronavirus.

8 rastet e reja u identifikuan nga 1.398 testime të kryera në 24 orët e fundit.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.801.

Në total numri i rasteve aktive është 314.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.142 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.617.512 doza të vaksinës.

Deri më sot 762.675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /KosovaPress/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.