COVID-19 – OECD: Përshpejtim i vaksinimit për të frenuar rënien ekonomike

PARIS,  1 dhjetor /ATSH-AFP/- Stabiliteti ekonomik i botës do të varet nga vaksinimi sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) e cila u kërkoi shteteve të përshpejtojnë ritmin e shpërndarjes së vaksinave për të frenuar pandeminë, e cila po përparon me shfaqjen e variantit Omicron dhe rrezikun e një ngadalësimi ekonomik.

“Prioriteti mbetet të sigurohet që vaksinat të prodhohen dhe shpërndahen sa më shpejt të jetë e mundur në të gjithë botën, duke përfshirë dozat përforcuese,” kërkoi OECD në përfundimet e saj.

“Rimëkëmbja do të mbetet e pasigurt kudo derisa të arrihet ky qëllim,” shtoi organizata

Megjithëse nuk marrin parasysh zhvillimet e fundit rreth variantit Omicron, një lloj i ri që u shfaq ditët e fundit dhe ashpërsia shëndetësore e të cilit është ende e pasigurt, parashikimi i rritjes globale të OECD-së është rishikuar lehtë në 5.6%, krahasuar me atë të mëparshëm.

Sipas analistëve në Oxford Economics, ky variant i ri mund të kushtojë midis 0.25 pikë përqindjeje të rritjes globale vitin e ardhshëm, nëse rezulton të jetë relativisht i padëmshëm, dhe më shumë se 2 pikë, nëse pjesa më e madhe e popullsisë së botës do të kufizohej përsëri.

Në vazhdën e rimëkëmbjes ekonomike të këtij viti, “janë shfaqur zhbalancime të qarta”, nënvizon organizata ndërkombëtare me qendër në Paris, midis vendeve të zhvilluara nga njëra anë dhe vendeve në zhvillim dhe zhvillim nga ana tjetër.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.