COVID-19/ Greqia regjistron 88 viktima dhe 7 486 raste të reja në 24 orët e fundit

ATHINË, 1 dhjetor /ATSH-ANA/ – Greqia ka konfirmuar 7 486 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, deklaroi  Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, Greqia ka konfirmuar 939 903 infeksione. Në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 105 infeksione lidhen me udhëtime nga jashtë dhe 2 712 me raste të tjera të konfirmuara.

Gjithashtu, 88 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave të pandemisë në 18 157. Nga këto, 95.4% kishin sëmundje bashkëshoqëruese ose ishin 70 vjeç e lart.

Gjithsej 664 pacientë janë në ventilim në spitale. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç dhe 80.3% kanë një sëmundje të tjera ose janë 70 vjeç e lart.

Nga totali, 532 (80.12%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 132 (19.88%) janë plotësisht të vaksinuar.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë shtruar 394 pacientë Covid-19. Mosha mesatare e infeksioneve të reja është 38 vjeç (nga 0,2 deri në 106 vjeç), ndërsa mosha mesatare e të vdekurve është 78 vjeç (nga 0,2 deri në 106 vjeç).  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.