BRUKSEL – BE sanksionon “Belavia” dhe “Cham Wings” për krizën kufitare bjelloruse

BRUKSEL, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ambasadorët e BE-së kanë nënshkruar një paketë të pestë sanksionesh kundër Bjellorusisë, sipas burimeve diplomatike, që drejtohet ndaj 17 individëve dhe 11 subjekteve që konsiderohen fajtorë për krizën në kufirin BE-Bjellorusi.

”Masat ndëshkuese do të miratohen dhe zbatohen zyrtarisht nesër”, thanë sot burime në BE.

Linja ajrore shtetërore bjelloruse “Belavia” dhe “Cham Wings” e Sirisë thuhet se janë ndër objektivat.

Blloku akuzon Bjellorusinë për shtyrjen ose transportimin e njerëzve që shpresojnë të kërkojnë azil në Bashkimin Evropian në kufijtë e saj të jashtëm, në Poloni, Lituani dhe Letoni në hakmarrje për sanksionet perëndimore.

MinskU e hedh poshtë këtë.

”Një paketë e gjashtë sanksionesh që nga zgjedhjet e kontestuara të gushtit 2020 në Bjellorusi është gjithashtu në përgatitje, por ka të ngjarë të jetë gati vetëm në janar ose shkurt”, tha një diplomat i BE-së./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.