Agjencia Telegrafike Shqiptare

Mbijetoi në det të hapur për 22… orë!

ROMË, 30 nëntor /ATSH-ANSA/ – Një japonez mbijetoi për 22 orë, pasi motobarka e tij u përmbys në një det të trazuar, sipas ”The Guardian”.

I paidentifikuari gjendej në brigjet e prefekturës Kagoshima, kur një anije e shpëtoi pas 22 orësh.

”Ai arriti t’i telefononte një kolegu, por ekipet e shpëtimit e gjetën vetëm pas orësh e orësh të tëra”, tha një zyrtar.

”Kjo është një mrekulli”, shtoi ai.

Ai arriti të shpëtonte vetëm duke u mbajtur pas motorit të barkës dhe duke u mbështjellë me një plastmas për t’u mbrojtur nga i ftohti./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version