Dëborë në disa akse, ARRSH: Borëpastrueset në terren

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se në akset Libonik – Lozhan – Strelcë në afërsi të Popçishtit, Zëmblak – Dogana e Goricës ka pasur prezencë bore.

ARRSH thekson se, borëpastrueset janë në terren për të bërë pastrimin e tyre dhe për të mundësuar qarkullimin normal.

Gjithashtu ARRSH njofton se, në segmentin Gramsh – Kodovjat ka pasur rënie gurësh në rrugë por është bërë i mundur pastrimi i tyre i menjëhershëm.

“Të gjitha akset po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme”, njofton ARRSH.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.