Balla dhe Braçe me strukturat e PS-së në Divjakë: Të qeverisim me besnikëri ndaj atyre që na votuan

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla dhe deputeti Erion Braçe zhvilluan takime me drejtuesit e Partisë Socialiste në njësitë administrative Tërbuf, Grabjan, Gradishtë dhe Remas.

Balla tha se është e nevojshme të qeverisim me besnikëri ndaj atyre që na votuan.

“Ky është një proces që mund të ketë sukses vetëm nëse Qeveria, Grupi Parlamentar dhe strukturat e Partisë Socialiste bashkëveprojnë në harmoni me njëra-tjetrën dhe në funksion të njëra-tjetrës”, theksoi Balla.

Balla tha se “padyshim strukturat e PS në territor janë baza e këtij procesi, ato janë në mënyrë të përditshme ura lidhëse e grupit parlamentar dhe e qeverisë me njerëzit e zakonshëm në çdo komunitet, garancia e mos harresës për asnjë ditë prej nesh atje lart, të atyre këtu poshtë, të halleve, problemeve, shpresave e pritshmërive”.

“Zgjedhjet vendore 2023 janë vetëm 16-17 muaj larg dhe për ne viti i ardhshëm duhet të jetë viti i një mirë-organizimi elektoral ne funksion te fitores së zgjedhjeve të ardhshme vendore”, tha Balla.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.