Situatë e rënduar e reshjeve në Vlorë, Ahmetaj, apel qytetarëve

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Zv. kryeministri Arben Ahmetaj, nisur nga situata e rënduar e reshjeve në Vlorë, bën të ditur se, institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar, teksa i bën apel qytetarëve të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme.

“Nisur nga situata e rënduar e reshjeve në Vlorë dhe gjithë vendin, një lutje për qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme”, shprehet Ahmetaj.

Ahmetaj thekson se “institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.