GJENEVË – OBSH: Marrëveshje për krijimin e Traktatit ndërkombëtar të Pandemive

GJENEVË, 29 nëntor /ATSH-AFP/ – Anëtarët e OBSH-së kanë rënë dakord të nisin negociatat për të krijuar një instrument ndërkombëtar për të parandaluar dhe luftuar më mirë pandemitë e ardhshme që do të vijnë.

“Pas negociatave të gjata, shtetet anëtare të OBSH-së kanë rënë në mënyrë joformale dakord të fillojnë negociatat për një Traktat të Pandemive. Rezoluta tani do të miratohet zyrtarisht nesër nga liderët botërorë, në seancën speciale të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë”, njoftoi misioni i Bashkimit Evropian në Twitter.

“Ngjarjet e javëve të fundit tregojnë më shumë se kurrë nevojën për solidaritet dhe udhëheqje globale. Ne presim që liderët botërorë të shfaqin angazhimin e tyre të përbashkët nesër. Erdhi momenti, bota duhet të përgatitet më mirë!”, shtoi organizata.

Projektmarrëveshja parashikon krijimin e “një organi negociues ndërqeveritar (i referuar si ‘trupi negociues’) i hapur për të gjitha shtetet anëtare dhe anëtarët e asociuar për të hartuar dhe negociuar një konventë, marrëveshje ose instrument tjetër ndërkombëtar i OBSH-së për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemive”./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.