Athina “vishet” kuqezi për Festën e Pavarësisë së Shqipërisë

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Për herë të parë, Athina ka ndezur dritat kuqezi për të përshëndetur festen e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Një gjest i bukur i bashkisë së kryeqytetit grek, i cili ka bërë përshtypje tek mijëra emigrantët shqiptarë në Greqi, që kanë përshëndetur veprimin.

Ndërkaq, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falënderoi kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakoyanis.

“Faleminderit mik i dashur për ndriçimin e qytetit me ngjyrat kuqezi, për të celebruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.E çmojmë shume respektin tuaj për mijëra punëtorë të palodhur që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë Athinën një qytet më të përparuar. Faleminderit vëlla”, u shpreh Veliaj.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.