​Drejtori i Policisë për rastin në Deçan: Nuk kemi prova që ka të bëjë me akt terrorist

PRISHTINË, 27 nëntor /ATSH/ Drejtori i Policisë së Kosovës, Sabedin Mehmeti, ka deklaruar nuk kanë asnjë të dhënë apo provë që rasti i vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit ka të bëjë me akt terrorist.

Ai në një konferencë për media, tha se deri në këto momente nuk kanë asnjë informacion që shkon nga akti terrorist apo që ndërlidhet me çështje religjioze.

“Deri në këtë moment nuk kemi asnjë të dhënë, as një provë, asnjë informacion që shkon nga akti terrorist apo nga akti që ndërlidhet me çështje religjioze”, tha ai.

Mbrëmjen e djeshme, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit kanë mbetur të vdekur tre persona, ndërsa një është plagosur. Dy nga të vdekurit janë nxënës, ndërsa personi i tretë është shoferi i autobusit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.