UNESCO: IA mund t’i ofrojë shërbime të mëdha njerëzimit

NJU JORK, 26 nëntor /ATSH-ANSA/ – UNESCO njoftoi miratimin e një teksti mbi inteligjencëN artificiale, në një përpjekje për të përshtatur teknologjinë revolucionare që gjithashtu ngjall frikë për peshën që mund të ketë në sjelljen sociale.

“Teknologjitë e IA mund t’i ofrojnë shërbime të mëdha njerëzimit dhe të gjitha vendet mund të përfitojnë prej tyre”, thuhet në preambulën e rekomandimit 28 faqesh të ratifikuar nga 193 dhe shtetet anëtare të UNESCO-s.

“Ka nevojë për të siguruar transparencën dhe kuptueshmërinë e funksionimit të algoritmeve dhe të dhënave nga të cilat janë llogaritur, pasi ato mund të ndikojnë tek të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, barazinë gjinore dhe demokracinë”, theksoi UNESCO.

Rekomandimi është rezultat i një pune të nisur në vitin 2018 dhe i bazuar në vlerat e respektit, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, diversitetit dhe përfshirjes dhe mjedisit.

Teksti liston gjithashtu se çfarë do të duhet të arrijnë nënshkruesit, veçanërisht për krijimin e instrumenteve legjislative që kornizojnë dhe mbikëqyrin procesin duke garantuar kështu siguri totale për të dhënat personale dhe të ndjeshme./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.