TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Me foto nga shkollat dhe lagjet e reja të rindërtuara, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përkujtuar tragjedinë e 26 nëntorit 2019, si pasojë e tërmetit.
Përmes një reagimi, Veliaj thotë se dy vite më pas, shqiptarët janë më të fortë, pasi gjetën forcën që të punojnë dhe të ngrihen të gjithë bashkë.
“Biem dhe ngrihemi bashkë! Dy vjet nga tërmeti fatkeq, sot jemi më të FORTË, sepse punuam dhe u ringritëm të gjithë BASHKË, ashtu siç na ka hije ne, shqiptarëve! FORCA jonë është BASHKIMI”, shprehet Veliaj.
/m.m/a.a/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
