Drejtoria Detare: Pezullohen lundrimet për shkak të motit të keq

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi sot se lundrimet  aktualisht janë pezulluar deri në një njoftim të dytë.
Sipas DPD, situata meteorologjike në vendin tonë paraqitet në gjendje të përkeqësuar.
“Bregdeti ynë është përfshirë nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 31 nyje dhe forca e detit do të jetë 6 shkalla bufort. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Pritet që deri në fundjavë era dhe deti të kenë të njëjtin intensitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar”, thekson Drejtoria e Përgjithshme Detare.
/k.s/a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.