Depozitat bankare u zgjeruan me 1 miliard euro

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Kursimet në banka të individëve, bizneseve dhe institucioneve të tjera shënuan një rekord të ri në tetor të këtij viti duke prekur shifrën e 1.94 trilionë lekëve.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, rreth 1 miliard euro janë shtuar në banka vetëm në 12 muajt e fundit.

Zgjerimi i depozitave bankare erdhi pothuajse tërësisht nga valuta, kryesisht e rezidentëve.

Sipas BSH-së, me bazë vjetore, kursimet janë rritur me 10.5 %. Ndërkohë që në dy vitet e fundit ritmet e rritjes së kursimeve janë shtuar ndjeshëm.

Kështu në 2020-ën gjatë pandemisë kryesisht u zgjeruan depozitat në lekë. Në vitin 2021 po mbizotëron valuta.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.