COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 440 të infektuar dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2902 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 440 qytetarë.

Sipas MSHMS-së, kanë rezultuar pozitivë 160 qytetarë në Tiranë, 30 në Vlorë, 27 në Fier, 23 në Durrës, 20 në Elbasan, 19 në Patos, Berat, 10 në Kamzë, 9 në Lushnjë, Sarandë, Korçë, 8 në Shkodër, Kavajë, 7 në Tepelenë, Kuçovë, 6 në Pukë, Lezhë, Krujë, Gjirokastër, 5 në Kurbin, Mallakastër, 4 në Vorë, Skrapar, 3 në Fushë-Arrëz, Pogradec, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Libohovë, Dropull, Përmet, Devoll dhe 1 në Has, Tropojë, Rrogozhinë, Dibër, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Dimal, Poliçan, Gramsh.

Janë 7,610 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov-2, 6 qytetarë nga Tirana të moshave 62-82 vjeç, dy qytetarë nga Berati 74-77 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 87 vjeç.

Po ashtu ministria bën të ditur se janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,045 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 nëntor 2021)

Raste të reja ditore 440
Të shëruar në 24 orë 539
Të shtruar në spitale 150
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2902

Testime totale 1,385,581
Raste pozitive 198,732
Raste të shëruara 188,045
Raste Aktive 7,610
Humbje jete 3,077

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,970
Fier 684
Gjirokastër 553
Shkodër 489
Berat 430
Durrës 393
Elbasan 346
Vlorë 267
Korçë 201
Lezhë 168
Dibër 60
Kukës 49

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.