REPUBLIKA ÇEKE – Rritja rekord e rasteve COVID-19 rikthen gjendjen e jashtëzakonshme

PRAGË, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Republika Çeke riktheu sot gjendjen e emergjencës kombëtare shëndetësore mes numrit rekord të rasteve me COVID-19, sipas një raporti të agjencisë së lajmeve CTK duke cituar kryeministrin Andrej Babis.

Vendosja e një gjendjeje të jashtëzakonshme i mundëson qeverisë të pezullojë disa të drejta, si liria për t’u mbledhur në grupe.

Ajo, gjithashtu, e lejon qeverisë të kërkojë nga studentët e mjekësisë që të punojnë në spitale.

Masat do të hyjnë në fuqi të premten dhe do të zgjasin 30 ditë, pas veprimit të kabinetit.

Shkalla e incidencës shtatëditore e virusit në vend për 100 000 banorë është tani në 1 097.

Rreth 6,3 milionë në një popullsi prej 10,7 milionë banorësh janë plotësisht të vaksinuar.

Shumë hotele dhe restorante tani lejohen t’u shërbejnë vetëm të vaksinuarve ose të shëruarve nga virusi./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.