Rama fton fermerët e Lushnjës të flasin brenda Kuvendit

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Fermerët e Lushnjës zhvilluan sot një protestë përpara Kuvendit, për të kundërshtuar paketën e re fiskale, që pritet të miratohet sot.

Teksa ata protestonin jashtë ambienteve të Kuvendit, ka mbërritur Kryeministri Edi Rama, i cili ftoi një përfaqësi të tyre në ambientet e parlamentit.

Kryeministri i ftoi fermerët të futen brenda, pasi sipas tij, nuk diskutohet jashtë.

“Hajde, kush do vijë me mua të flasë brenda, se këtu në rrugë nuk flitet. Hajde, kush do vijë tjetër? Hajde! Edhe ai që ngriti dy gishtat. S’ka problem të gjithë bashkë se kjo nuk është punë demokratësh”, tha Rama.

Kuvendi po shqyrton sot në seancë plenare nen për nen projektbuxhetin dhe Paketën Fiskale që shoqëron atë.

/k.s/
.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.