Prodhimi energjisë elektrike nga hidrocentralet mbi 312 GWh

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Prodhimi energjisë elektrike nga hidrocentralet publike dhe private shënoi rritje në 3-mujorin e tretë të këtij viti.

INSTAT bën të ditur se, prodhimi energjisë elektrike nga hidrocentralet publike, në tremujorin e tretë të vitit 2021, arriti në 1047 GWh nga 978 GWh të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2020, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 7,1 %.

Ndërsa në hidrocentralet private dhe koncensionare u prodhuan 311 GWh energji elektrike nga 292 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 6,7 %.

Sipas INSTAT shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e tretë të vitit 2021, ka pësuar një ndryshim me 23,7 % duke arritur vlerën negative prej 651 GWh, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020, ku kishte një vlerë negative prej 527 GWh.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.