Moti i keq, pezullohen lundrimet e mbrëmjes nga Durrësi drejt Barit

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Autoriteti Portual i Durrësit njoftoi sot të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, se për shkak të motit nuk do të ketë lundrime mbrëmjen e sotme, as nga Durrësi drejt Barit, as anasjelltas.

Pezullimi i lundrimeve ka ndodhur për shkak të motit të keq.

Lundrimet pritet të rifillojnë ditën e nesërme, në varësi të kushteve të motit.
Kompanitë e lundrimit do të garantojnë njoftimin dhe rimbursimin e biletës sipas kërkesave të udhëtarëve.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.