Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut, ndihmë në rrugën drejt BE-së

TIRANË 25 nëntor /ATSH-I.Vata/ Zëvendëskryetarja e Komisionit për Integrimin Evropian, Etilda Gjonaj se nga marrëveshja 11 milionë e 900 mijë euro që do të ratifikohet me Maqedoninë e Veriut, do të përfitojnë Dibra, Elbasani, Korça dhe tre rajone të vendit fqinj.

Gjonaj tha se, kjo marrëveshje dhe të tilla si kjo do t’i shërbejnë vendeve tona për të ndihmuar në ndërtimin e urave dhe në hapjen e bisedimeve për procesin e negociatave në BE.

“Do të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, që na ka bashkuar edhe udhëtimi në BE”, u shpreh ajo.

“Programet që do të përfitojnë qytetarët e këtyre qarqeve janë turizmi, mbrojtja e mjedisit. Marrëveshje është në respektimin e detyrimeve por edhe në përputhje me legjislacionin e BE. Kjo marrëveshje dhe bashkëpunime të tilla i shërbejnë vendeve tona dhe ndihmon në ndërtimin e urave dhe politikave. Hapja e bisedimeve për procesin e negociatave me BE, një punë tejet voluminoze do të duhet të kryhet. Plani kombëtar për integrimin evropian që përmban të gjithë aktet do të jetë në monitorim nga Kuvendi, me qëllim matjen e arritjeve. Do të monitorohen zbatimi i rezultateve të marrëveshjeve të tilla, si ajo që po ratifikojmë sot. Do të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, që na ka bashkuar edhe udhëtimi në BE”, tha ajo.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.