Lagjja e re në Ndroq drejt përfundimit, strehim për 350 banorë


TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndau sot pamje nga lagjja e re në Ndroq, që po rindërtohet pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Mirëmëngjesi nga Lagjja e Re e Ndroqit”, shprehet Veliaj teksa puna për shtëpitë e reja atje duket se është drejt përfundimit.

350 banorë të njësisë administrative Ndroq, të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit, do të sistemohen në lagjen e re, të urbanizuar, me shtëpi të reja, më cilësore se ato që kishin.

Lagjja e re në Ndroq do të jetë e urbanizuar me të gjithë infrastrukturën e nevojshme ku përfshihet edhe parkimi.

/k.s/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.