Gjiknuri: Mbështetja e sipërmarrjes përkthehet në vende pune

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Mbështetja e qeverisë ndaj sipërmarrjes, përmes lehtësive fiskale dhe rimbursimit të TVSH-së përkthehet në më tepër vende pune.

Kështu u shpreh sot Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste njëherësh drejtues politik i qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri, ndërsa vizitoi ambientet e fabrikës së përpunimit të xhamave “DOAN SHPK”, në Elbasan, ku janë punësuar 65 qytetarë.

Sipas Gjiknurit, “mbështetja e qeverisë ndaj sipërmarrjes përkthehet në kontribut për ekonominë e vendit, zgjerim të mëtejshëm të kapaciteteve për vetë biznesin e madh, shtim të numrit të punonjësve dhe rritjes së ekonomisë së tyre familjare”.

Duke iu referuar fabrikës “DOAN SHPK”, Gjiknuri tha se “si shumë sipërmarrje në qytetin e Elbasanit, veç operimit në tregun vendas, prodhimet e kësaj fabrike eksportohen drejt vendeve të Europës dhe SHBA-së”. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.